OBSH paralajmëron se më e keqja nuk ka ardhur ende në pandeminë e COVID-19.

Kreu i OBSH, dr. Tedros thotë se virusi mund të prekë edhe më shumë njerëz nëse qeveritë nuk nisin të implementojnë rregullat e duhura. Ai thotë se mesazhi i tij mbetet “Testim, gjurmim, izolim dhe karantinë”.

Më shumë se 10 milionë raste janë regjistruar dhe mbi 500 mijë të vdekur që kur koronavirusi u shfaq në Kinë në fund të vitit të shkuar.

Virusi tani po përhapet me shpejtësi në Amerikën Latine dhe ka prekur keq Azinë e Jugut dhe Afrikën.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here