Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Paralajmërimet e Trump/ Merz rithekson se ‘busulla’ e Gjermanisë është e fokusuar te NATO

12:10 / May 1, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 2361
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ritheksoi angazhimin e Gjermanisë ndaj NATO-s dhe partneritetit transatlantik, në një kohë tensionesh me Uashingtonin pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump për reduktimin e pranisë ushtarake amerikane në Evropë.

Gjatë një vizite të trupave ushtarake në qytetin e Mynsterit kancelari Merz deklaroi se Gjermania vazhdon koordinimin e ngushtë me aleatët, veçanërisht me SHBA-në, duke theksuar se “busulla” e Berlinit vazhdon të jetë një NATO e fortë dhe një partneritet i besueshëm transatlantik.

“Për të gjitha këto çështje, ne mbajmë kontakt të ngushtë dhe të besueshëm me partnerët tanë, duke përfshirë veçanërisht ata në Uashington. Ne e bëjmë këtë për interesin e përbashkët transatlantik. Ne e bëjmë këtë me respekt të ndërsjellë dhe ndarje të drejtë të barrës. Dhe duke vepruar kështu, ne po ndjekim një busull të qartë, veçanërisht gjatë kësaj faze të trazuar. Kjo busull mbetet e fokusuar tek një NATO e fortë dhe një partneritet i besueshëm transatlantik”, deklaroi Merz.

Komentet e kancelarit Merz erdhën vetëm disa orë pasi presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi se SHBA po shqyrton një reduktim të mundshëm të trupave amerikane në Gjermani. Në një postim në platformën Truth Social, Trump tha se një vendim i tillë mund të merret së shpejti.

Njoftimi erdhi pas kritikave të ashpra të Trump ndaj Merz, pasi kancelari gjerman kishte shprehur rezerva lidhur me ofensivën amerikane kundër Iranit. “Ai nuk ka asnjë ide se për çfarë flet”, shkroi Trump për Merz, duke shtuar se “nuk është çudi që Gjermania po ecën kaq keq, si ekonomikisht ashtu edhe në aspekte të tjera”.

Sipas të dhënave të ushtrisë amerikane aktualisht në Evropë janë të dislokuar rreth 86 mijë amerikanë dhe rreth 39 mijë syresh ndodhen në Gjermani. Numri i ushtarëve të dislokuar ndryshon rregullisht për shkak të rotacioneve dhe stërvitjeve ushtarake.

Gjermania merz Paralajmërimet trump
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.