TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Moti i keq, Drejtoria e Përgjithshme Detare njoftim të rëndësishëm për udhëtimet me traget drejt Italisë

14:36 / November 30, 2023

“Shqiptarët dërgonin kokainë me çmime të mira”/ Zbërthehet i penduari i Gomorrës për trafikun e kokainës

14:25 / November 30, 2023

Ministri i jashtëm më i vendosur se kurrë: Duam Kosovën, jo NATO dhe BE

14:19 / November 30, 2023

Pse gabojmë kur përpiqemi të lexojmë njerëzit

14:10 / November 30, 2023

Aktori i madh i kinematografisë tall Grida Dumën

14:07 / November 30, 2023
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Kryesore

Paralajmërimi i Bashës: Skema e Ramiz Alisë nuk do të përsëritet më!

20:44 / May 1, 20173 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Kreu i PD-së Lulzim Basha i është përgjigjur KQZ-së e cila ka theksuar se afati i fundëm për të regjistruar listat e deputetëve në zgjedhje është data 3 maj.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Basha shkruan se e vërteta e thjeshtë është se për votime është regjistruar vetëm një subjekt zgjedhor, koalicioni i viti 2015-tës, i cili është ende në pushtet.

Sipas Bashës, nuk do të ketë zgjedhje të formatit “komunist” në Shqipëri. Madje kryedemokrati i ka kujtuar të gjithëve kohën kur Ramiz Alia do të hynte në zgjedhje “pluraliste” me PPSH-në si subjekt dhe Frontin Demokratik të Grave, një strukturë paralele e partisë komuniste.

POSTIMI I BASHËS

E vërteta e thjeshtë është se për votime është regjistruar vetëm një subjekt zgjedhor: koalicioni i 2015-ës që është ende në pushtet. Madje edhe koalicioni nuk është i plotë, pasi disa bishta mbetën rrugës, në pazare e sipër.

Tani, ky subjekt i vetëm po përpiqet t’i hedhë hi syve shqiptarëve dhe të huajve duke u shtirur sikur janë 17 subjekte. Por është një dhe vetëm një: koalicioni i turpit, koalicioni i vjedhjes, koalicioni i abuzimit, koalicioni i drogës dhe i krimit me në krye Edi Ramën dhe mercenarët e tij.

Por shqiptarët nuk mashtrohen. Monizëm në Shqipëri nuk ka për të pasur më, me asnjë çmim, në asnjë formë. Sot nuk mund të përsëritet dot më skema e Ramiz Alisë, që pretendoi zgjedhje “pluraliste” me Partinë e Punës, Frontin Demokratik e Bashkimin e Grave, deri sa studentët, intelektualët dhe qytetarët e Lëvizjes së Dhjetorit e ndalën maskaradën e tij. Shqiptarët e kanë lënë pas diktaturën dhe do dinë të mbrojnë pluralizmin dhe të drejtën e tyre për votë të lirë. 

Këtë të hënë në KQZ, anëtarët e djathtë të komisionit i janë drejtuar me një letër institucionit, duke theksuar se regjistrimi i ço liste zgjedhore pas datës 28 prill është nul/ Madje ata kanë shkuar më tutje, duke akuzuar kryetarin e KQZ-së Denar Biba, se është vënë në shërbim të maxhorancës dhe ka shtyrë deri më 3 maj, në kundërshtim me ligjin, datën e fundme për regjistrimin e listave për deputetë të partive politike.

Ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama shkroi në rrjetin e tij social se PD ka edhe 48 orë kohë për t’u futur në zgjedhje, kohë për të cilën kryeministri tha se nuk do ta “përdorte” për të hedhur sulme apo ironi drejtuar Bashës.

Gjithashtu po ditën e djeshme, KQZ përmes një njoftimi për shtyp deklaroi se në kushtet e krizë aktuale, partitë politike që nuk kanë sjellë listat shumëemërore kanë kohë deri më datë 3 maj, në të kundërt, do të mbeten jashtë zgjedhjeve. /TiranaNews/

KQZ Lulzim Basha Zgjedhje 2017
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Moti i keq, Drejtoria e Përgjithshme Detare njoftim të rëndësishëm për udhëtimet me traget drejt Italisë

14:36 / November 30, 2023

“Shqiptarët dërgonin kokainë me çmime të mira”/ Zbërthehet i penduari i Gomorrës për trafikun e kokainës

14:25 / November 30, 2023

Ministri i jashtëm më i vendosur se kurrë: Duam Kosovën, jo NATO dhe BE

14:19 / November 30, 2023

PS propozon ndryshime në ligjin për Komisionet Hetimore, Felaj: Kishte shumë nevojë për rishikime

13:21 / November 30, 2023
Add A Comment

Leave A Reply Cancel Reply

LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
Favela Beach Bar
Favela Beach Bar
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

Moti i keq, Drejtoria e Përgjithshme Detare njoftim të rëndësishëm për udhëtimet me traget drejt Italisë

14:36 / November 30, 2023

“Shqiptarët dërgonin kokainë me çmime të mira”/ Zbërthehet i penduari i Gomorrës për trafikun e kokainës

14:25 / November 30, 2023

Ministri i jashtëm më i vendosur se kurrë: Duam Kosovën, jo NATO dhe BE

14:19 / November 30, 2023

PS propozon ndryshime në ligjin për Komisionet Hetimore, Felaj: Kishte shumë nevojë për rishikime

13:21 / November 30, 2023
Raporto Tani
Te fundit

Moti i keq, Drejtoria e Përgjithshme Detare njoftim të rëndësishëm për udhëtimet me traget drejt Italisë

14:36 / November 30, 2023

“Shqiptarët dërgonin kokainë me çmime të mira”/ Zbërthehet i penduari i Gomorrës për trafikun e kokainës

14:25 / November 30, 2023

Ministri i jashtëm më i vendosur se kurrë: Duam Kosovën, jo NATO dhe BE

14:19 / November 30, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.