Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Paralajmërimi i fortë i Tatimeve: 7200 punëdhënës nëndeklarojnë pagat, preken 13 mijë e 400 punonjës

21:40 / November 15, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tatimet
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tatimet kanë evidentuar 7200 punëdhënës që nëndeklarojnë pagat e punonjësve të disa profesioneve të mirëpaguara. Sipas Tatimeve, janë 13 mijë e 400 individë që kanë paga më të larta nga sa u është deklaruar. Ndaj, tatimet u bëjnë apel punëdhënësve që të bëjnë deklarimin real të pagës.

“Administrata Tatimore ka komunikuar në mënyrë të personalizuar me tatimpaguesit punëdhënës dhe vetë individët e nënpaguar, për t’i ndërgjegjësuar mbi rëndësinë e deklarimit korrekt dhe të vetëkorigjimit. 

Qëllimi i Administratës Tatimore është të komunikojë tek punëmarrësit përfitimet që kanë nga deklarimi korrekt i pagës së tyre dhe të ndërgjegjësojë punëdhënësit se mosdeklarimi i pagës reale përbën shkelje dhe dënohet sipas legjislacionit tatimor. Administrata Taimore nxit të gjithë tatimpaguesit të vetëdeklarojnë në mënyrë korrekte e në respektim të ligjit, duke ju siguruar se monitorojmë në vazhdimësi deklarimet dhe ndryshimet që reflektohen në përmbushje.

Për çdo parregullsi, për të cilën nuk janë ndërmarrë veprime vetëkorrigjuese, do të vijojmë me masat që parashikon ligji.  Plani kundër Informalitetit synon së pari ndërgjegjësimin e të gjithëve, se respektimi i ligjit është detyrim i njejtë për të gjithë dhe në të mirën e përbashkët.

Ne do të vijojmë të informojmë të gjitha subjektet dhe qytetarin shqiptar me informacionin e nevojshëm orientues për deklarimin korrekt tatimor dhe do të ngulmojmë të bëjmë punën tonë për ta garantuar këtë” njoftojnë Tatimet.

Ajo që paralajmërojnë Tatimet në fakt pritet të konkretizohet në vijim me detyrimin për të deklaruar të ardhurat edhe për personat të cilët kanë dy ose tre punë,pavarësisht nëse të ardhurat e tyre janë nën 2 milionë lekë sikurse parashikojnë procedurat tatimore për detyrimin e deklarimit të pagës.

tatimeve
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Dyfisho ndërmarrjen tënde”/ Ibrahimaj: Bizneset do të financohen me kredi me interes 2-3%, synohet rritja e eksportit

12:41 / June 3, 2026

Ecuri pozitive e ekonomisë shqiptare/ FMN: Rritje e qëndrueshme, pavarësisht sfidave gjeopolitike

12:13 / June 3, 2026

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja, rriten nafta dhe benzina

13:16 / June 2, 2026

Turizmi ndryshon hartë! Rikthehen polakët, Italia dhe Franca kompensojnë “ikjen” e gjermanëve

09:16 / June 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.