Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas takimit të kryeministrit Edi Rama për ligjin e ri për Prokurimet Publike duke u shprehur se Rama ka pranuar kështu se qeveria e tij është e zhytur në korrupsion.
“Ka 8 vite në pushtet dhe sot më në fund pranoi se qeveria e tij e ka zhytur vendin në korrupsion. Ajo që ai nuk thotë dhe është e qartë për të gjithë shqiptarët është se PESHKU QELBET NGA KOKA!”, thotë Basha
