Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Paralajmërimi i Skënder Brataj: Pas prillit do të ketë rritje të infektimeve, rreziku vjen nga zonat e thella

21:41 / March 30, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
brataj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj është shprehur mbrëmjen e sotme se shifrat e infektimeve pritet të rriten pas 25 prillit.

Sipas tij problematike do të jenë zonat e thella, ku kujdesi është më i pakët, ndërsa shtoi se rritja e shifrave do të jetë për shkak të fushatës elektorale dhe grumbullimeve të qytetarëve.

“Kujdesi është më i pakët në zonat e thella, ku ka më pak kontroll. Është fiziologjike që do të ndodhë, pas prillit do të kemi një rritje të numrave të infektuar dhe të sëmurëve, për arsye të fushatës, të grumbullimit të njerëzve. Edhe shkuarja e vetë kandidatëve për deputetë në zonat e thella, ku janë të detyruar të shkojnë, është një rrezik, se kontrolli është më i vogël. Në Gjirokastër shpërtheu virusi, se u bllokuan njerëzit në kufi. Është shumë e qartë që edhe grumbullimi i njerëzve tani do ta japë rezultatin”, tha Brataj.

Ndërkohë zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli u shpreh se shifrat e ditëve të fundit janë shpresëdhënëse, por ende numrat nuk janë të kënaqshëm.

“Vaksinimet sot e kanë kaluar shifrën e 100 mijëve, ritmet me të cilat po ecet janë shumë premtuese, që të kemi një verë me turizëm të aktivizuar. Por nuk janë ende numra të kënaqshëm, kështu që duhet të vazhdojmë të mbajmë masat që kemi thënë, maska, distancim fizik e social”, tha Rakacolli.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në një pallat 4-katësh në Lezhë, disa persona përfundojnë në spital të lënduar dhe nga asfiksia

17:37 / November 7, 2026

Skema mbështetëse për fëmijët me aftësi ndryshe, ministrja Spahiu nga Gjirokastra: Përfitojnë rreth 10 mijë prej tyre, në 2027 hyn në zbatim

15:18 / November 7, 2026

The Banker: Investitorët po zbulojnë potencialin e Shqipërisë

14:24 / November 7, 2026

Deputetët në krye të protestës, mungon Berisha/ Pas qëndrimit përpara Kryeministrisë, PD nis marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, aty ku janë studentët

14:18 / November 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.