Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Paralajmëron Strazimiri: Çfarë do të ndodhë me ata që tentojnë të pengojnë mbajtjen e Kuvendit Kombëtar

20:35 / October 29, 20214 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gent strazimiri e1758806517479
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Anëtari i Kryesisë së PD, Gent Strazimiri nga qyteti i Lezhës ku ndoqi Foltoren e 13 të ish-kryeministrit Sali Berisha, u shpreh se “Kuvendi Kombëtar i PD do të mblidhet në 11 dhjetor sipas procedurave që parashikon statuti dhe këtë nuk e pengon askush”.

Strazimiri tha se tentativat për ta penguar Kuvendin do të ishin aventurë pa kthim.

Përjashtimet e deputetëve dhe sulmet e fundit ndaj Tomorr Alizotit, sipas Strazimirit janë gjueti shtrigash nga ana e PD të cilët kanë marrë praktikat e Partisë së Punës.

Gjithashtu, ish-deputeti paralajmëroi se Basha dhe Rama po shkojnë drejt bashkëqeverisjes.

Pjesë nga intervista:

Sali Berisha njoftoi mbledhjen e Kuvendit në 11 dhjetor, por Basha vazhdon ta shpërfillë, cili është skenari, si do të mblidhet Kuvendi?

Gent Strazimiri: Kuvendi Kombëtar i PD do të mblidhet sipas procedurave që parashikon statuti dhe këtë nuk e ndalon askush. Çdo pengesë do të ishte një aventurë e mëtejshme dhe pakthim sigurisht. Statuti është ligji i demokratëve dhe do të zbatohet në pikë, frymë dhe gërmë.

A shikoni edhe ju tre rryma në PD, njëra është e Berishës, njëra e Bashës dhe tjetra që duam një PD përtej Berishës dhe Bashës, siç ështa rasti i Tomor Alizotit?

Gent Strazimiri: Nuk mendoj se janë rryma, por mendime. Dhe të gjitha mendimet në PD do të dëgjohen dhe në fund do t’i nënshtrohen votës, ajo votë që ka qenë lindja e PD, ajo do ta rilindë sërish shpirtin demokrat mbi të njëjtat themele të lirisë, demokracisë dhe besimit në dinjitetin njerëzor dhe zotin. Mendime ka më shumë se këta që përmendët. Foltorja është e hapur për secilin nga mendimet. Unë mund t’iu cilësoj edhe 30 mendime të tjera alternative që kanë dalë në ‘Foltore’ që të gjitha të vlefshme.

Keni patur një reagim për rastin e z.Alizoti, ju duket sikur është shpallur armik edhe ai?

Gent Strazimiri: Ishte një gjë e shëmtuar, sidomos kur vjen e orientuar nga qendra. Është një lloj gjuetie shtrigash që s’ka qenë kurrë e demokratëve, është praktikë e vjetër e Partisë së Punës që as PS nuk e ndjek më. 

Dje ka patur batuta të çuditshme në Kuvend mes Bashës dhe Ramës. Basha ia hidhte dhe Rama ia priste. Deklarata më e fortë e Bashës ishte trekëndëshi i Bermundës, Berisha, Rama, Meta, keni një koment për këtë?

Gent Strazimiri: Sigurisht që kam një koment. Është diskutuar shumë, shumë individë, personalitete bashkohen në faktin që ishte një teatër i lajtur keq, ishte një tallje me hallet e popullit, tallje e dyanshme, një lloj tangoje ka thënë Vasili dhe unë bie dakord. Ishte jashtë kohe, jashtë vendit dhe e aktruar keq. Nëse do të bëja humor të zi, këtë krahasim të pavend të Bashës për Sali Berishën me Edi Ramën, apo ‘Trekëndëshin e Bermudës’, me atë talljen që ishte një meme e gatshme, ai tallet edhe me vetveten, kur thoshte se nuk ‘dal në bazë të takoj njerëzit se kam frikë e më vjen gjynah se Sali Berisha do të mbetej vetëm, e njerëzit do të shkonin pas Lulzim Bashës. Kam përshtypjen që jeton në një realitet që e ka ngritur thjesht në mendjen e vet për të refuzuar realitetin që e rrethon.

A mendon se do të ketë së shpejti bashkëqeverisje të Bashës me Ramën?

Gent Strazimiri: Nuk është hera e parë që e them. Gjithçka të çon drejt bashkëqeverisjes, marrëveshjet janë hapi i parë i saj. Ajo që është e vërtetë, është se betejë nuk do të ketë, jo më betejë deri në pikë e gjakut, betejën e 30 viteve për t’i dhënë fund tranzionit. Kartat janë të hapura, kush ka sy të shikojë, kush ka veshë të dëgjojë e kupton fare mirë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kaosi në aeroportet britanike/ Anulohen rreth 200 fluturime, shkak një problem teknik në sistemin e kontrollit të trafikut ajror

21:09 / September 21, 2026

Rama me shqiptarët në Michigan: Po krijojmë Regjistrin Kombëtar të Diasporës! Mesazh Kosovës: Refuzoni “varrosjen për së gjalli” të krerëve të UÇK

20:11 / September 21, 2026

Mat–Klos, 15 këshilltarë pro bashkimit: “Historia, kultura dhe lidhjet na bashkojnë”

19:50 / September 21, 2026

Rregullorja e re, GJKKO gjobit avokatët që bojkotojnë

16:08 / September 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.