Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Parandalimi dhe hetimi i krimeve zgjedhore, Dumani, Çela dhe Celibashi takim në ambasadën gjermane

15:37 / April 24, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2025 04 24 153201
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela dhe kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani informuan këtë të enjte ambasadorët dhe shefin e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të ODIHR-it në Ambasadën Gjermane në Tiranë mbi gjendjen aktuale të përpjekjeve të përbashkëta për parandalimin dhe hetimin e krimeve zgjedhore. Ambasada gjermane në një postim në rrjetet sociale, informon se ”informimi përfshiu gjendjen aktuale të aktiviteteve në të gjithë territorin e Shqipërisë, një përmbledhje të ankesave të marra dhe procedimeve të nisura deri më sot, si dhe statusin e bashkëpunimit me aktorë të tjerë përkatës”.

Postimi i plotë

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Prokurori i Përgjithshëm dhe Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK) informuan sot ambasadorët dhe Shefin e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të ODIHR-it në Ambasadën Gjermane në Tiranë mbi gjendjen aktuale të përpjekjeve të përbashkëta për parandalimin dhe hetimin e krimeve zgjedhore.

Brifing përfshiu gjendjen aktuale të aktiviteteve në të gjithë territorin e Shqipërisë, një përmbledhje të ankesave të marra dhe procedimeve të nisura deri më sot, si dhe statusin e bashkëpunimit me aktorë të tjerë përkatës.

Bashkëpunimi i ngushtë mes institucioneve shqiptare të përfshira dhe efekti parandalues i veprimtarisë së përbashkët ndaj krimeve zgjedhore u mirëprit nga pjesëmarrësit.

Ambasadorët përshëndetën angazhimin e aktorëve shtetërorë dhe politikë shqiptarë për zgjedhje të lira dhe të ndershme më 11 maj. Organizimi i këtyre zgjedhjeve do të jetë një tregues i rëndësishëm për funksionimin e institucioneve demokratike të vendit, gjithashtu në lidhje me aspiratën e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në BE.

Ambasada gjermane dumani krime zgjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarri në Komisariatin nr. 3, lëndohen tre efektivë policie

18:35 / October 18, 2026

Protestuesi pranon financimin e udhëtimit: Biletën ma kanë paguar

17:21 / October 18, 2026

Dhuna ndaj gazetarëve në protesta, SafeJournalists: Autoritetet shqiptare të garantojnë kushte të sigurta raportimi

16:59 / October 18, 2026

Anulohet vizita e Ramës në Vjenë, mediat austriake: Vendimi u mor nga pala shqiptare

16:19 / October 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.