Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Parandalohet konflikti mes të rinjve në Mat, procedohen 5 të mitur

14:10 / March 2, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mat 770x433 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pesë të mitur janë proceduar nga policia në Mat. Të miturit janë konfliktuar mes tyre për motive të dobëta. Uniformat blu bëjnë me dije se nga hetimet e kryera mbështetur dhe në inteligjencë informative, shërbimet e Policisë i kanë gjetur shtetasit R.Z., dy armë zjarri kallashnikov dhe 800 fishek që i kishte fshehur në një vend me barishte, të cilat dyshohej se mund ti përdorte në këtë konflikt.

Armët e zjarrit dhe sasia e municionit janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe vijojnë hetimet për zbardhjen se si 17-vjeçari ka siguruar armët e zjarrit.

NJOFTIMI:

Falë ndërhyrjes në kohë nga Policia, parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti mes disa adoleshentëve.

U konfliktuan fizikisht me njëri tjetrin dhe njërit prej tyre i gjenden të fshehura dy armë zjarri kallashnikov dhe 800 fishek, procedohen penalisht në gjendje të lirë 5 shtetas të mitur.

Rreth orës 17.00., është marrë informacion se në lagjen “Pjetër Budi”, në qytetin e Burrelit, disa shtetas po konfliktoheshin fizikisht me njëri tjetrin, menjëherë shërbimet kanë shkuar në vendngjarje.

Falë ndërhyrjes së menjëhershme dhe profesionale të shërbimeve të Policisë, është bërë e mundur kapja dhe shoqërimi në Komisariat i shtetasve M.L., 15 vjeç; A.D., 16 vjeç; L.H., 16 vjeç; K.C., 17 vjeç; R.Z., 17 vjeç, të gjithë banues në Burrel.

Këta shtetas pas një konflikti të çastit mes njëri tjetrit për motive të dobëta, janë konfliktuar me grushte dhe si pasojë kanë mbetur të lënduar lehtë shtetasit R.Z dhe A.D.

Nga hetimet e kryera mbështetur dhe në inteligjencë informative, shërbimet e Policisë i kanë gjetur shtetasit R.Z., dy armë zjarri kallashnikov dhe 800 fishek që i kishte fshehur në një vend me barishte, të cilat dyshohej se mund ti përdorte në këtë konflikt.

Armët e zjarrit dhe sasia e municionit janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe vijojnë hetimet për zbardhjen se si 17-vjeçari ka siguruar armët e zjarrit.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga shërbimet e Policisë në prani të psikologut dhe nën drejtimin e Prokurorisë Mat, ndaj shtetasve të lartëpërmendur ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje”, “Plagosje e lehtë me dashje”, dhe ndaj shtetasit R.Z., për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje”, dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

konflikti mat Policia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U dënua nga GJKKO me 1 vit burg, policia e Durrësit ekzekuton vendimin për ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës

11:09 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026

I kërkoi 100 mijë euro 26-vjeçares që të mos i publikonte videot intime, pranga 37-vjeçarit nga Kosova

11:39 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.