Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Parandalohet krimi në familje, 40-vjeçari dhunoi familjarët

16:07 / November 17, 20221 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
auto policia lezhe1622012506
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me shërbimet e Rendit, pas marrjes së njoftimit se një shtetas po kanoste me armë gjahu familjarët e tij, dhe po i dhunonte ata, kanë organizuar menjëherë punën, kanë mbërritur në vendngjarje dhe në kuadër të operacionit “Mbërritja”, kanë ndërhyrë me qëllim parandalimin e një ngjarjeje të mundshme kriminale, në familje.

Si rezultat i operacionit, u arrestua në flagrancë shtetasi L. L., 40 vjeç, banues në Rrilë, Lezhë, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrimi i prones”.

Ky shtetas, në banesën e tij, në fshatin Rrilë, ka kanosur me armë gjahu, familjarët e tij, ka ushtruar dhunë fizike ndaj tyre dhe iu ka dëmtuar automjetet që ata kishin në pronësi. Nga veprimet e deritanishme hetimore, ka rezultuar se shtetasi L. L. iu kishte vjedhur familjarëve të tij, sende personale dhe i kishte shitur.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua arma e gjahut që u përdor për kanosjen. Shtetasi i arrestuar e mbante armën e gjahut, pa autorizimin përkatës në emër të tij.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ariu i merr jetën 53-vjeçarit në Bulqizë, viktima u sulmua në mal

22:00 / November 3, 2026

Plagoset me armën e shërbimit një efektiv në Bazën Ajrore të Kuçovës

19:56 / November 3, 2026

Krim brenda familjes në Itali, shqiptari 21 vjeçar vret nënën e tij

10:50 / November 3, 2026

Grabitet një bankë e nivelit të dytë në Tiranë, autori i armatosur dhe i maskuar

11:15 / November 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.