Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Parandalohet tjetër tragjedi nga tërmeti i mëngjesit të sotëm në Tiranë

16:30 / December 15, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kombinat zjarrfikesit termeti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

20-vjeçarja Xhesika Biqiku ishte viktima e vetme e tërmetit të 26 nëntorit në Tiranë. Studentja e Arkitekturës humbi jetën poshtë pallatit të saj në Kombinat, ku disa tulla u shkëputën nga tarraca dhe i shkaktuan vdekjen.

Në rrezik shembjeje janë edhe parapetet e disa pallateve të tjerë ngjitur me atë ku humbi jetën 20 vjeçarja. ABC News ka ndjekur operacionin e forcave zjarrfikëse në Kombinat për largimin e një strukture të rrezikshme në lartësinë e një pallati që mund të sillte një tjetër tragjedi në këtë zonë.

Lëkundjet e tërmetit që tronditën sërish Shqipërinë mëngjesin e dielës me magnitudë 4, kanë lëkundur sërish godinat e dëmtuara nga tërmeti i fortë i 26 nëntorit. Ky është pallati që dy javë më parë i mori jetën studentes së Arkitekturës, Xhesika Biqiku.

Atë mëngjes 20 vjeçarja nxitoi të largohej nga banesa pas lëkundjeve të forta, por shkëputja e disa tullave nga parapetat e katit të pestë të pallatit i morën jetën.

Pak metra larg pallatit ku humbi jetën Xhesika, një tjetër objekt banimi pas lëkundjeve të mëngjesit të sotëm është kthyer në një rrezik për banorët e kësaj zone të Kombinatit.

Efektivë të Policisë Bashkiake  kanë vendosur perimetrin e sigurisë për banorët, ndërkohë që Shefi i Zjarrfikëseve të Kombinatit Luan Shehu drejton operacionin për  heqjen e parapeteve që përbëjnë rrezik.

Në katin e pestë efektivë të zjarrfikëseve ndërhyjnë për të hequr tullat e lëvizshme dhe parapetet që përbëjnë rrezik për jetën e banorëve.

Për më shumë se 30 minuta punonjës të shërbimit zjarrfikës punuan për të larguar pjesët e rrezikshme, ndërkohë që do të jenë ekspertët ata të cilët do të vendosin për mënyrën e ndërhyrjes në objekt.

Parapetet e kateve të sipërme, për shkak të amortizimit por edhe peshave të shtuara të depozitave janë kthyer në një rrezik të shtuar për banorët që jetojnë në këtë zonë.

Shërbimet e zjarrfikëseve janë duke punuar për largimin e pjesëve të dëmtuara por banorët ende janë në pritje të një ndërhyrjeje më të specializuar që të ofrojë siguri për jetën e tyre./abcnews

Xhesika Biqiku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja/ Rritet nafta, ulet me 1 lekë benzina

13:49 / June 4, 2026

INSTAT: Kostoja në ndërtim u rrit me 1,1% në tremujorin e parë të vitit 2026

13:15 / June 4, 2026

“Revanshi”/ Prokuroria e Posaçme kërkon dënimin e 7 të pandehurve, 10 vite burg për Aldo Avdylin, për Durim Bamin 21 vite burg

12:32 / June 4, 2026

“Metamorfoza”/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY

12:25 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.