Lindja e parakohshme është një ndër ndjesitë dhe periudhat më të vështira që has një femër gjatë shtatzënisë. Kjo, nuk është plotësisht në dorën e tyre, por ka disa hapa të thjeshtë që e parandalojnë. Si fillim, sugjerohen kontrollet e shpeshta tek gjinekoloku.
Gjithashtu, duhet informuar në qoftë se keni patur raste të tjera të ngjashme me rastin tuaj. Duhet diskutuar dhe vënë në dijeni edhe nëse keni presion të lartë gjaku, diabet ose keni vuajtur nga infeksionet vaginale, ose jeni mbi të 35-tat. Të gjitha këto rrisin shanset për të lindur para kohe.
Referuar disa studimeve, femrat të cilat marrin rreth 9 kg gjatë shtatzënisë janë më shumë të prekura që të bëjnë lindje të parakohshme në krahasim me ato që marrin vetëm 6.8 kg më shumë.
Ajo që ul ndjeshëm rrezikun e lindjeve të parakohshme është një lloj diete e balancuar. Këshillohen frutat, perimet, peshku salmon dhe ushqime me calcium. Duhet t’i thoni “mirupafshim” cigares e alkoolit. Nuk duhet të harroni që përfshini ushtrimet fizike në rutinën e ditës.
Studimet kanë dalë në përfundimin se gratë shtatzëna të cilat ecin për 20 minuta, ulin mundësinë e lindjes së parakoshme me 30%.
Nëse zbatoni këto hapa të thjeshtë, atëherë do të keni një shtatzëni të mbarë!