Këtë të enjte, kryetari në detyrë i Himarës, Jorgo Goro është paraqitur në SPAK. Pak ditë më parë përmes juristëve të tij Alfed Belerit, në cilësinë e kryetarit të zgjedhur të Bashkisë Himarë, depozitoi në SPAK një kallëzim penal për abuzimet e konstatuara nga KLSH në periudhën 2019 -2021 kur ky institucion drejtohej nga Jorgo Goro.
E pikërisht për këtë kallëzim, Goro është thirrur ditën e sotme në SPAK, ku pritet të merret në pyetje nga prokurorët.
Goro vijon të jetë në detyrë, për shkak se Fredi Beleri nuk është betuar ende, ndonëse ia doli të fitonte në zgjedhjet e 14 majit. Kjo sepse Beleri është ne qeli për akuzë për blerje votash.