Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të sjellin në Shqipëri mbizotërim të kthjellimeve gjatë paradites. Por mesdita dhe pasditja sjellin vranësira kalimtare të cilat do të krijojnë mundësi për reshje të izoluara dhe afat shkurtra në zonat e thella malore veriore.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 38°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Perëndimor – Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 balle.
