Vendi ynë do të jetë në dominimin e kthjellimeve në zonat bregdetare gjatë pjesës më të madhe të ditës. Por me kthjellime dhe vranësira të lehta paraqitet pjesa tjetër e territorit.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes, por mbeten të pandryshuara në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 30°C.
Era do fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h kryesisht nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzim 3 ballë.
