Vendi ynë gjatë orëve të para të ditës do të jetë me kthjellime dhe vranësirat e pakta. Por në vijim vranësirat do të shtohen duke krijuar mundësi për reshje të pakta shiu në zonën e ulët, ndërsa në zonat malore do të ketë reshje dëbore.
Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 11°C.
Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 3 – 4 ballë.
