Orët e para të ditës paraqesin kushtet e motit kryesisht të vranët në të gjithë Shqipërinë. Mesdita sjell zhvillim të vranësirave në të gjithë vendin duke rrezikuar shira.
Por mbrëmja dominohet nga vranësira dhe intervale kthjellimesh në zonat qendrore dhe verilindore, vranësira të shpeshta dhe shira lokal do të ketë në zonat bregdetare.
Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes por mesdita ruan vlera konstante duke luhatur vlerat ekstremale nga 6 në 22 gradë Celcius.
