Deri në mesditë, vendi ynë do të jetë në dominimin e vranësirave të shumta të cilat do të gjenerojnë reshje të pakta shiu në ekstremin jugor, ku në ndonjë zonë të izoluar reshjet do të jenë në formë rebeshi.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 24°C.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi Verior duke sjell në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.
