Kthjellime dhe vranësira kalimtare mbeten deri në mesditë në të gjithë Shqipërinë. Pasditja dhe nata sjellin shtim të vranësirave në të gjithë vendin.
Më të dukshme paraqiten në veri dhe përgjatë kufirit lindor, duke rrezikuar reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa bregdeti mbetet me kthjellime.
Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6 në 23 gradë Celcius.