Mbetemi në ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme duke diktuar mot të kthjellët dhe vranësira kalimtare në ultësirën perëndimore.
Por me kthjellime dhe vranësira disi më të theksuara paraqiten zonat malore, ku në ekstremin verior priten rrebeshe shiu gjatë orëve të pasdites.
Parashikohet që nata të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë të tyre në mesditë, duke u luhatur nga 10 në 33 gradë Celsius.
