Mot i kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare dominojnë në pjesën më të madhe të territorit gjatë paradites.
Por pasditja dhe mbrëmja do të sjellin kalim vranësirash të shpeshta në të gjithë vendin, më të dukshme paraqiten në verilindje dhe juglindje duke gjeneruar reshje të pakta shiu në këto rajone.
Temperaturat e ajrit janë ulur në mëngjes por mesdita ruan vlerat konstante duke luhatur vlerat ditore nga 2 në 22 gradë Celcius.