Orët e para të ditës do të jenë në dominimin e kthjellimeve në zonat e Ultësirës Perëndimore dhe vranësirave të lehta në zonat malore.
Por pritet që zonat malore gjatë mesdites dhe pasdites vranësirat të shtohen duke sjell reshje të pakta në zonat Juglindore. Ndërsa mbrëmja përmirëson motin në këto zona.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 30°C.
Era do të fryje e lehtë në toke dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 3 – 4 ballë.
