Vendi ynë vijon në ndikimin e masave të ftohta që kanë depërtuar nga veriu i Evropës drejt Ballkanit, duke kushtëzuar në territorin dhqiptar, mot të kthjellët, por të ftohtë.
Pjesa e dytë e ditës sjell në zonat veriperëndimore dhe skajin jugor, herë pas here vranësira të shpeshta, por mundësia për reshje thuajse zero.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 21°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi verior- verilindor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim jo më shumë se 2 ballë.
