Orët e para të ditës dominohen nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të lehta në të gjithë territorin, më të dukshme paraqiten në veriperëndim.
Por mesdita dhe në vijim vranësirat shtohen duke përfshirë gradualisht të gjithë vendin. Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 8 në 24 gradë Celcius.
