Orët e para të ditës do të jenë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të pakta ku kryesisht vranësirat do të jenë më të fokusara në zonat malore.
Mesdita dhe në vijim do të jetë në të njëjtat kushte atmosferike duke bërë që në zonat bregdetare dhe ultësirën perëndimore të mbizotërojnë kthjellimet dhe vranësirat e pakta.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të mbeten të pandryshuara në mesditë.