Orët e paradites mbizotërohen nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ku më të dukshme paraqiten në ekstremin verior duke sjellë shira të izoluar.
Por pasditja dhe orët vijuese përmirësojnë dukshëm kushtet e motit duke bërë që kthjellimet të mbizotërojnë në vend.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14 në 35 gradë Celsius.
