Territori shqiptar gjatë orëve të para të ditës në pjesën më të madhe do të jetë në dominimin e motit të kthjellët. Por mesdita dhe pasditja sjellin kalime vranësirash në vendin tonë, ku në zonat Veriore dhe Verilindore do të krijohen mundësi për rebeshe afatshkurtra shiu.
Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm në mëngjes, por mbeten të pandryshuara në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 35°C.
Era do të fryjë mesatare dhe e forte me shpejtesi 45 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.
