Ditën e sotme vendi ynë do të karakterizohet nga një mot i paqëndrueshëm ku do të sjellë reshje shiu herë pas here.
Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do variojnë: në zonat malore nga 03ºC deri në 12ºC, në zonat e ulëta nga 08ºC në 22 ºC dhe në zonat bregdetare nga 11C në 22ºC.
Era do të fryj në drejtim Jugor me forcë valëzimi deri në 5 ballë.
