Deri në mesditë mbetemi nën dominimin e motit të vranët me reshje të shiut të karakterit lokal, ku me karakter shtrëngatash do të jenë në juglindje. Pasditja dhe orët e mbrëmjes paraqiten me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në veri dhe qendër, por në rajonin jugor priten reshje të pakta shiu.
Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 5 gradë Celcius në 24 gradë Celcius.
