Orët e para të ditës paraqiten me kthjellime dhe kalime vranësirash të pakta. Ndërsa pasditja sjell shtim të vranësirave kryesisht në zonat malore duke sjell shira të izoluar në veri dhe verilindje të territorit shqiptar.
Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes por mbeten të pandryshuara në mesditë duke luhatur vlerat nga 13 në 36 gradë Celsius.
