Sipas MeteoAlb deri në orët e pasdites parashikohet që Shqipëria të jetë në ndikimin e motit me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ku më të shpeshta vranësirat do të jenë në zonat Veriore dhe Qëndrore. Por në orët e vona të pasdites dhe kryesisht mbrëmja i bën më të dukshme vranësirat në këto zona, ku dhe pritet të ketë reshje shiu të pakta dhe të izoluara. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 30°C. Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor – Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 2 Ballë.
Postime te ngjashme
Add A Comment
