Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Parashikimi i motit për sot

08:30 / January 28, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 1036
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në orët e para të mëngjesit, Shqipëria do të jetë nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare, por pas mesditës dhe në vijim pritet që vranësirat të jenë disi më të dendura si fillim në zonat veriore dhe më pas do të përfshijnë të gjithë territorin e vendit, duke sjellë reshje shiu vonë në mbrëmje ku herë pas here do të jenë rrebeshe. Parashikohet që deri mëngjesin pasardhës moti të vijojë i paqëndrueshëm.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat minimale edhe ato maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 2°C vlera më e ulët në qarkun e Dibrës deri në 20°C vlera më e lartë e cila pritet në qarkun e Fierit. Era do të fryjë e fortë dhe mesatare si në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë mbi 70 km/h nga drejtimi jugor. Për pasojë në brigjet detare do të krijohen dallgëzim deri në 7 ballë.

Kosova

Republika e Kosovës do të vijojë nën dominimin e masave ajrore të qëndrueshme duke sjellë dominim të kthjellimeve dhe vranësirave të lehta e kalimtare, më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat veriore dhe verilindore. Po ashtu pjesa e dytë e ditës do të vijojë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta duke sjellë reshje shiu në zonat veriore dhe perëndimore. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat minimale edhe ato maksimale duke u luhatur nga 0°C minimalja e shënuar në qytetin e Podujevës deri në 13°C vlera maksimale e cila do të shënohen në Gjakovë. Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 55 km/h nga drejtimi kryesisht jugor.

Maqedonia e Veriut

Republika e MV do të mbetet nën mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta gjatë gjithë paradites, ku më të theksuara vranësirat do të jenë zonat Perëndimore dhe Veriperëndimore. Orët e pasdites do të shtojnë vranësirat në të gjithë territorin e MV, ku natën vonë priten edhe reshje. Për sa i përket temperaturave të ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat minimale edhe ato maksimale duke u luhatur nga 0°C vlera minimale deri në 13°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi kryesisht jugor.

Evropa

Pjesa më e madhe e kontinentit do të jetë nën ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të shiut dhe dëborës, ku problematike situata do të paraqitet në ishujt britanikë, gadishullin Skandinav si pasojë e ciklonit bombë që ka përfshirë këto rajone. Po ashtu, Europa Qendrore do të përjetojë reshje të dendura dëbore dhe temperatura relativisht të ulëta ndërsa moti i kthjellët dhe vranësirat e lehta e kalimtare do të dominojnë në rajonin e Ballkanit, Europën Juglindore dhe atë Lindore.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci

22:41 / June 4, 2026

Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen 5 kërkesat e “grupit nismëtar”

22:05 / June 4, 2026

Harmoni mes projektit dhe natyrës/ Arkitekti i kontraktuar për Zvërnecin, në Tiranë mes 600 arkitektëve botërorë

21:01 / June 4, 2026

Tabaku: Protesta kundër një sistemi që ndryshon ligjet për pakicën dhe përjashton shumicën

20:41 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.