Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Parashikimi i motit, si do të jenë temperaturat sot

08:30 / February 10, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gg sd
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Territori shqiptar do të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike gjatë paradites, duke sjellë intervale me kthjellime përjashtuar ekstremin verilindor – juglindor ku priten vranësira të dendura.

Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të shtojnë vranësirat në të gjithë territorin e vendit, ku më të dukshme do të jenë në zonat malore përgjatë kufirit lindor.

Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në vlerat minimale, por ulen maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga -4°C vlera më e ulët deri në 12°C vlera më e lartë në territor. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi deri në 25 km/h nga drejtimi kryesisht lindor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Kosova

Orët e paradites në republikën e Kosovës do të jenë nën dominimin e masave ajrore të qëndrueshme duke sjellë dominim të motit të kthjellët, por pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira të shpeshta në shumë zona të Kosovës, por mundësia për reshje është thuajse zero. Për sa i përket temperaturave të ajrit do të qëndrojnë konstante në vlerat minimale por ulen maksimumet duke u luhatur nga -6°C minimalja e shënuar në qytetin e Podujevës deri në 7°C vlera maksimale e cila do të shënohen në Gjakovë. Era do të fryjë e lehtë paradite por forcohet gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 30 km/h nga drejtimi permanent Lindor.

Maqedonia e Veriut

Nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta do të paraqitet republika e MV gjatë gjithë paradites, por orët e pasdites dhe në vijim do të sjellin vranësira të shpeshta në pjesën më të madhe të MV, më të fokusuara në zonat veriore dhe verilindore, megjithatë nuk priten reshje. Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në vlerat minimale por ulen maksimumet duke u luhatur nga nga -4°C vlera minimale deri në 8°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë gjatë paradites por forcohet në pjesën e dytë të ditës duke arritur shpejtesinë maksimale mbi 25 km/h nga drejtimi Lindor.

Evropa

Një qendër e fuqishme ciklonare e zhvilluar në Europën qendrore me ndikim deri në Juglindje të kontinentit do të sjellë vranësira, reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta ere përkatësisht në Europën qendrore, brigjet e Egjeut si edhe brigjet e Detit të Zi. Po ashtu vijojnë reshjet e dëborës në zonën e Alpeve ndërsa nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të pakta do të paraqiten gadishulli Iberik, gadishulli skandinav si edhe pjesa më e madhe e gadishullit të Ballkanit.

Moti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026

Prokurorja kërkoi 45 vite burg për Thaçin dhe liderët e UÇK, Rama reagon për gjyqin në Hagë: Kërkesa, e pakuptueshme dhe tronditëse

20:40 / February 9, 2026

Arseniku në bukë, reagon Kuvendi/ Deputetët kërkojnë analiza shtesë

20:21 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.