Faturat e energjisë në Britaninë e Madhe pritet të rriten edhe më shumë këtë dimër se sa ishte parashikuar më parë.
Sipas Sky News, faturat tani pritet të arrijnë afërsisht 3,582 £ në vit për një familje mesatare nga tetori, nga 3,359 £ e parashikuar në fillim të këtij muaji.
Nga janari, shuma pritet të arrijë në 4,266 £, ndërsa parashikohet të rritet edhe në prill në 4,427 £. Parashikimi i mëparshëm për prillin ishte për 3,729 £, kurse tetori i vitit të kalua ishte 1,277 £.
Kufiri i çmimit të këtij tetori do të shpallet nga rregullatori i energjisë Ofgem më vonë këtë muaj.