Elton Radovani, djali i ish prefektit të Shkodrës i cili zbuloi skemën e fajdexhinjve ku ishin borxhlinj të bijtë mësohet se është arrestuar në Paraguai më 3 tetor me qëllim ekstradimin në Shqipëri

Sipas News 24, Eltoni akuzohet për përfshirjen në skemën e mashtrimit dhe fajdeve. Bëhet fjalë për operacionin e policisë të koduar “Maranaj”, ku u arrestuan 12 persona.

Lexo edhe- Operacioni “Maranaj”/ Detaje nga grupi i fajdexhinjve, ja çfarë u sekuestrua në Shkodër

Dy djemtë e ish-prefektit Paulin Radovani kohët e fundit ishin arratisur jashtë Shqipërisë për t’i shpëtuar përndjekjes nga fajdexhinjtë ndërsa vetë ish-prefekti mësohet se ndodhet ende në Shkodër. I ndodhur mes këtyre problemeve në një moment Paulin Radovani ka vendosur që të shkojë në prokurori dhe të denoncojë disa prej emrave të cilëve ai vetë apo dy djemtë e tij i kishin marrë para hua.

Lexo edhe- Zhvatje me përqindje marramendëse – Përgjimet që gozhduan fajdexhinjtë e Shkodrës

Pas denoncimit të tij, prokuroria dhe policia nisën hetimet ndërsa shumë prej bisedave janë regjistruar nga vetë ish-prefekti Radovani, i cili ka patur një përgjues që ia kanë dhënë prokurorët kur ka diskutuar këto çështje me fajdexhinjtë. Pas rreth dy muajsh erdhën edhe arrestimet në kuadër të operacionit “Maranaj” duke vënë në pranga shtetasit: Byrhan Alija, 61 vjeç, Edi Memçaj 33 vjeç, Adri Bala 22 vjeç, Artan Dragani ish kancelar ne gjykatën e Shkodrës 39 vjeç, Marjan Bregu 31 vjeç, Vinko Nikprelaj 37 vjeç, Eduart Fusha 38 vjeç, Elidon Qerimaj 41 vjeç, Pashko Vuksanelaj 54 vjeç, Lul Sylja 48 vjeç, Naim Ahmetaj 52 vjeç dhe Ilir Sokoli 38 vjeç, ish drejtor i patentave në Shkodër. Policia ka të shpallur në kërkim edhe tre shtetas të tjerë E.M, J.A dhe E.L ndërsa janë pezulluar nga detyra dhe kanë masën e sigurisë “detyrim paraqitje” shtetasit Valbona Hajdari notere në Shkodër dhe Ergys Lohja, efektiv policie.

Lexo edhe- “Fajdexhinjtë” flasin në gjykatë: Djemtë e ish-prefektit, drogë e kumar!

Sipas burimeve në çdo lëvizje që bën ish-prefekti Radovani shoqërohet me polici për shkak të këtyre problemeve dhe kërcënimeve që mund të ketë. Policia po heton për rolin e gjithsecilit nga 12 të arrestuarit, një pjesë e të cilëve janë të njohur të ish-prefektit apo djemve të tij më përpara.

Lexo edhe- Detajet tronditëse/ Dy djemtë e tij të varur nga bixhozi, ish-prefekti fundosi fajdexhinjtë e Shkodrës në polici

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here