Kuvendi ka nisur me debate mes kryeministrit Edi Rama dhe opozitës pas fjalës së kreut të PD-së Basha. Rama iu përgjigj kundërshtarit politik lidhur me akuzat për gjetjen e parave në “Toyota Yaris”.
“Pse nuk shkon në gjykatë në Belgjikë, sa herë të kanë thirrur në gjykatë. Sa herë të kanë thirrur, pse nuk ke shkuar. Shko dëshmo atje për Toyota Yaris se të kanë thirrur si person në dijeni atje”, tha Rama.
Ai foli dhe për skanerin e doganave për të cilën tha se nuk duhet ta paguajnë qytetarët, por si shërbim duhet.
“Unë nuk them që nuk duhet skaneri po pse duhet ta paguajnë qytetarët. Dhe flas për filozofinë e PPP, është çështje filozofie dhe jo duhet apo jo. Pse duhet t’ia faturojmë qytetarit, kur është një shërbim që shtetit i duhet për vete. Të gjitha PPP-të tona shkojnë në funksion të qytetarit”, tha Rama më tej.
