Policia greke ka arrestuar dy emigrantë shqiptarë dhe një serb, pasi u kapën duke kultivuar bimë narkotike në një zonë periferike në Fokidha të Greqisë.
Në pranga ranë dy shqiptarë të moshës 43 dhe 46-vjeç dhe një serbi 51-vjeç.
Ata kishin mbjellë 750 fidanë kanabis, ndërsa kishin përshtatur vendin e rrethuar me gardh që të mos ishte i aksesueshëm, kishin krijuar dalje për zbulim të mundshëm, ndërsa kishin vendosur një pompë uji, të cilën e përdornin për t’u furnizuar me ujë nga një degë e afërt.