Kreu i Shtetit Ilir Meta ka zgjedhur mëngjesin e të shtunës të postojë një fjalim të tijin të 11 viteve më parë, pikërisht në 2008, për të treguar aktualitetin edhe pas kaq vitesh.
Ishte koha kur Meta ishte kreu i LSI-së, dhe para se të bënte koalicion me Partinë Demokratike në zgjedhjet e vitit 2009, kur partia që drejtonte ishte në opozitë. Atë vit u bënë ndryshimet e Kodit zgjedhor që Meta në atë kohë i kundërshtoi me forcë.
Ne ate fjalim Meta thekson se “nuk do të bëjmë asnjë kompromis me atentatin kushtetues të 21 prillit”, pasi sic shton me tej, “parimi i ndarjes së pushteteve është i shenjtë, jetik, është vetë vija ndarëse midis demokracisë dhe diktaturës”.
Sot është President dhe për kreun e shtetit këto fjalë janë aktuale dhe sot.
