Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Parisi ndalon lëvizjen me skutera elektrikë

22:59 / September 1, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
skuter
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Parisi është i pari kryeqytet europian pa skutera elektrikë në qarkullim. Prej këtij 1 shtatori hyn në fuqi ligji që ndalon përdorimin e tyre në rrugët e kryeqytetit francez. Ndalimi me ligj pason një referendum të zhvilluar më 2 prill, ku një shumicë dërrmuese prej 89% të qytetarëve pjesëmarrës ishin kundër lejimit të tyre për të qarkulluar nëpër rrugë e trotuare.

Vitin e kaluar, vetëm në Paris janë regjistruar 459 aksidente, ku janë përfshirë skuterët elektrikë, ndër të cilët pati edhe 3 viktima. Në 2021-shin në gjithë Francën u shënua shifra më e lartë e viktimave nga aksidentet me këto mjete, 24 në total. Banorët e Parisit shfaqen megjithatë të ndarë për këtë vendim drastik.

“Ajo ç’ka më duket mua më e rrezikshme është se nëpër to hipin 2- 3 vetë, venë kufje dhe sduan t’ia dinë. Mirë bëjnë që i ndalojnë.“

“Mendoj se duhet t’i kishin lënë. Janë mjete transporti si gjithë të tjerët. Sot na duhet të lëvizim shpejt dhe ato e plotësojnë këtë kërkesë pasi shmangin trafikun.“

Ditët e fundit, bizneset e dhënies së skuterëve elektrikë me qera kanë kthyer tek prodhuesit e tyre në Gjermani nga 400 mjete në ditë. Ato pritet të zëvendësohen me biçikleta elektrike.

elektrike parisi skuteri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.