Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Parkimi mori flakë dhe banorët u evakuuan, policia jep detaje dhe arreston autorin

10:29 / July 31, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia arrestim 750x423 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Fierit bën të ditur se ka qenë zjarrvënie e qëllimshme ajo pak para mesnatës së 29 korrikut në parkingun e një pallati ngjarje që solli dhe evakuimin e banorëve dhe djegien e disa automjeteve.

Bëhet fjalë për një 32-vjeçar i cili për motive të dobëta dogji me benzinë dy mjetet në pronësi të F.F., 28 vjeç.

Lexo edhe- Garazhi në flakë në mesnatë, evakuohen banorët

NJOFTIMI I PLOTE

Fier

Policia zbardh dhe dokumenton ngjarjen e ndodhur mesnatën e datës 29 korrik 2020, në parkimin e një pallati në lagjen “Apollonia”, ku u dogjën dy mjete.

Ndalohet autori i dyshuar i vënies së qëllimshme të zjarrit me lëndë djegëse.

Në vijim të punës hetimore intensive për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në datën 29.07.2020, rreth orës 23:50, në parkimin e një pallati në lagjen “Apollonia”, ku u dogjën nga flakët 2 mjete, falë veprimeve të shpejta dhe profesionale të Policisë, në koordinim edhe me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i ngjarjes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier ndaluan autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin:

D. M., 32 vjeç, banues në lagjen “Apollonia”, Fier.

32-vjeçari ka djegur me lëndë djegëse, për motive të dobëta, 2 mjete në pronësi të shtetasit F. F., 28 vjeç, banues në Fier, në parkimin e pallatit.

Ndërhyrja e shpejtë e shërbimeve zjarrëfikëse, shërbimeve të Policisë, FNSH-së dhe ambulancës bëri të mundur shuarjen e zjarrit dhe evakuimin e menjëhershëm të banorëve dhe fatmirësisht nuk pati dëme në njerëz.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr duke shkaktuar pasoja të rënda materiale”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Falsifikonin dokumente europiane për t’i shitur, pranga dy të rinjve në Tiranë! Sekuestrohen shuma parash

12:02 / November 11, 2026

Rinas/ Kontrolle në kufi, arrestohen dy persona në kërkim

11:05 / November 11, 2026

Aksident në aksin drejt Tunelit të Krrabës, plagosen nënë e bir

10:30 / November 11, 2026

Ekzekutohet shqiptari 39-vjeçar në Spanjë, u qëllua për vdekje në tarracën e lokalit

20:01 / November 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.