Oficerët e Policisë Gjyqësore të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasit Agron Sufa 24 vjeç, Klodian Lika. 24 vjeç dhe Algys Rica. 23 vjeç, të tre banues në Kurbin, pasi mesnatën e djeshme, kanë parkuar automjetin e tyre në mes të rrugës kryesore të Laçit dhe dyshohet se nën efektin e pijeve alkoolike, kanë shkaktuar zhurmë duke vënë muzikë të lartë në automjet, sjellje e cila ka shqetësuar banorët e zonës.
Gjithashtu, të tre këta shtetas kanë kundërshtuar punonjësit e patrullës së përgjithshme të Komisariatit të Policisë Kurbin, të cilët kanë ndërhyrë për të lëvizur automjetin dhe për të marrë masa për largimin e tyre.
