Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Parlamenti danez hedh poshtë propozimin për njohjen e shtetit palestinez. Irlanda, Spanja dhe Norvegjia e njohën zyrtarisht

16:51 / May 28, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1280px Lars Lokke Rasmussen 2018 MUS6631
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Parlamenti i Danimarkës ka hedhur poshtë një projektligj për njohjen e shtetit palestinez. Paraprakisht, ministri i Jashtëm danez, Lars Lokke Rasmussen, kishte thënë se mungojnë parakushtet e nevojshme për njohjen e pavarësisë së Palestinës.

Irlanda, Spanja dhe Norvegjia e njohën zyrtarisht shtetin palestinez të martën, një javë pasi njoftuan se do ta bënin një gjë të tillë. Vendimi i tyre e ka zemëruar Izraelin, i cili e quajti atë “shpërblim për terrorizmin” dhe i tërhoqi ambasadorët e vet nga këto vende. Projektligji për njohjen e Palestinës nga Danimarka u propozua në fund të shkurtit nga katër parti të majta.

“Ne nuk mund ta njohim një shtet të pavarur palestinez, dhe arsyeja e vetme është se nuk ka parakushte për këtë”, ka thënë Lars Lokke Rasmussen gjatë debatit të parë për këtë projektligj në Parlament në prill. “Ne nuk mund ta mbështesim këtë, por urojmë që të vijë dita kur do të mund ta bëjmë”, tha Rasmussen, i cili nuk ishte i pranishëm në Parlamenti gjatë votimit më 28 maj.

Danimarka ka thënë se Izraeli ka të drejtë ta mbrojë veten, pas sulmit që Hamasi – grupi i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian e kreu më 7 tetor në jug të Izraelit, ku vrau 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe i rrëmbeu rreth 250 të tjerë.

Sulmi i 7 tetorit e nxiti luftën e Izraelit kundër Hamasit në Rripin e Gazës, si pasojë e të cilës janë vrarë mbi 36.000 palestinezë prej atëherë. Së fundmi, Danimarka i ka bërë thirrje Izraelit të vetëpërmbahet dhe ta respektojë ligjin ndërkombëtar. Irlanda, Spanja dhe Norvegjia kanë thënë se vendimi i tyre ka për qëllim përshpejtimin e përpjekjeve për ta siguruar një armëpushim në luftën e Izraelit kundër Hamasit në Gazë, dhe u kanë bërë thirrje vendeve të tjera t’i ndjekin hapat e tyre. /REL/

Lars Lokke Rasmussen Palestina
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Starmer jep zyrtarisht dorëheqjen si kryeministër: “Puna ime ka mbaruar”, Andy Burnham merr drejtimin e Britanisë

13:40 / July 20, 2026

Përshkallëzimi i konfliktit SHBA-Iran rrit çmimin e naftës

13:21 / July 20, 2026

SHBA-ja vijon sulmet, godet Iranin për natën e nëntë radhazi për të “nderuar” amerikanët e rënë

08:19 / July 20, 2026

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.