Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Parlamenti Europian hap zyrë në Tiranë, Balla nga Strasburgu: Sinjal i mbështetjes për anëtarësim

15:22 / June 19, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2025 06 19 151932
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla nga selia e Parlamentit Evropian në Strasburg, deklaroi se hapja e zyrës së Parlamentit Evropian këtë vit në Tiranë është sinjal i qartë se integrimi i Shqipërisë është afër dhe i sigurt.

”Parlamenti Evropian do të ketë edhe një seli të vetën në Tiranë, e cila do të shërbejë për të gjithë rajonin tonë. Përzgjedhja e Tiranës nuk është rastësore, por pasqyron mbështetjen e fortë të Parlamentit Evropian për një anëtarësim të shpejtë të Shqipërisë sonë në BE, por dhe përkushtimin për forcimin e institucioneve demokratike, sundimit të ligjit dhe të angazhimit me qytetarët shqiptarë”,-u shpreh ministri Balla.

Balla theksoi se hapja e zyrës do të shërbejë si një nyje strategjike për thellimin e bashkëpunimit midis institucioneve shqiptare dhe atyre evropiane. ”Zyra në Tiranë do të shërbejë si një urë lidhëse thelbësore, duke nxitur dialogun, duke lehtësuar bashkëpunimin me institucionet dhe me shoqërinë civile shqiptare, duke siguruar që vlerat dhe zërat e qytetarëve të reflektohen plotësisht në procesin e vazhdueshëm të anëtarësimit të Shqipërisë sonë në Bashkimin Evropian”.

Ky sinjal, sipas tij, inkurajon vizionin e qartë për rrugëtimin drejt BE-së të qeverisë shqiptare. ”Vizioni ynë është i qartë: ne synojmë të mbyllim negociatat e pranimit deri në vitin 2027 dhe të sigurojmë anëtarësim të plotë në BE brenda mandatit historik që na besuan shqiptarët më 11 maj, me një votë si asnjëherë tjetër më parë”, theksoi ai. Në fund të mesazhit, ministri Balla shprehu përkushtimin për vlerat evropiane si themel të zhvillimit të vendit.

Anëtarësimi BE Parlamenti Europian Taulant Balla
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Profesionalizëm i lartë”, Rama: RENEA në elitën botërore të forcave speciale

10:24 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026

TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

08:59 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.