Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Parlamenti Europian voton me 412 vota rezolutën për hapjen e negociatave me Shqipërinë

18:30 / October 24, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
parlamenti europian
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Parlamenti Europian votoi sot me 412 vota pro rezolutën për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Eurodeputetët shprehën në shumicë mbështetjen e tyre pro hapjes sa më parë të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e veriut.

Rezoluta e plotë e Parlamentit Europian:

Mosarritja e një vendimi për hapjen e bisedimeve të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është një gabim.

Në rezolutë, Parlamenti Europian thekson se të dy vendet kanë plotësuar kërkesat për të filluar negociatat.

Parlamenti ka shprehur zhgënjimin e tij të thellë për dështimin e Bashkimit Europian për të rënë dakord për hapjen e bisedimeve të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në samitin e BE-së më 17-18 tetor.

Eurodeputetët kanë shprehur keqardhjen e tyre për qëndrimin e Francës, Danimarkës dhe Holandës për të bllokuar vendimin e e negociatave duke deklaruar se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë bërë përpjekje të konsiderueshme gjatë viteve të fundit dhe plotësojnë kriteret e BE-së për të filluar bisedimet e anëtarësimit.

Duke vlerësuar përpjekjet e Maqedonisë së Veriut për të zgjidhur çështje të vështira bilaterale me vendet e saj fqinje, eurodeputetët kanë mirëpritur gjithashtu reformat e fundit të gjyqësorit në Shqipëri.

Një gabim strategjik

“Parlamenti ka theksuar se “mosmarrja e një vendimi” nga drejtuesit e BE-së është një gabim strategjik, i cili dëmton besueshmërinë e BE-së dhe përcjell një mesazh negativ për vendet e tjera kandidate të mundshme. ‘’Mund të lejojë gjithashtu që aktorë të tjerë të huaj, veprimtaria e të cilëve mund të mos jetë në përputhje me vlerat dhe interesat e BE-së, të angazhohen më ngushtë me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, kanë shtuar eurodeputetët.

‘’Një reformë e procesit të zgjerimit, e mbrojtur nga disa vende, nuk duhet të pengojë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, të cilat tashmë kanë plotësuar kërkesat për t’u vlerësuar në bazë të meritave të tyre dhe kritereve objektive dhe jo të gjykohen nga axhendat politike të brendshme në vendet e tjera’’, thuhet në tekst.

Koha për hapjen e negociatave është ‘Tani’

“Eurodeputetët u kërkojnë vendeve të BE të veprojnë me përgjegjësi ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe të marrin një vendim unanim pozitiv në mbledhjen e ardhshme. Parlamenti duhet të shtojë aktivitetet e tij të mbështetjes së demokracisë për të siguruar që parlamentet kombëtarë në Ballkanin Perëndimor të luajnë rolin e tyre si motorë për reformën demokratike”, shtojnë ata.

Negociata Parlamenti Europian
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.