Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Parlamenti Evropian miraton raportin, Santos: 2030 afati për anëtarësimin, s’ka kohë për të humbur

23:58 / July 12, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
oliver varhelyi 1
Oliver Varhelyi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Parlamenti Europian ka miratuar raportin për Shqipërinë, me 536 vota pro, 54 kundër dhe 32 vota abstenim.

Raporterja për Shqipërinë e njëherësh hartuese e raportit, Isabel Santos njeh angazhimin e palëkundur të Shqipërisë për integrimin në BE duke zbatuar reforma të vështira. Ajo tha se viti 2030 është vendosur si afat për anëtarësimin ndaj nuk duhet humbur kohë.

Raporti vlerëson Shqipërinë si një partner të besueshëm që është plotësisht në përputhje me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së.

Nga ana e tij, eurokomisioneri për fqinjësinë dhe zgjerimin Oliver Varhelyi vlerësoi punën e bërë nga ekipi shqiptar për procesin e shqyrtimit të legjislacionit, i njohur si “screening”.

 “Procesi i shqyrtimit është në rrugën e duhur. Delegacionet nga Shqipëria vijnë të përgatitura mirë dhe angazhohen në mënyrë aktive në diskutime. Pra, shqyrtimi po ecën pa probleme, dhe Komisioni brenda ditëve do t’ia paraqesë Këshillit raportin e shqyrtimit “.

Vlerësim pozitiv në këtë raport morrën edhe zgjedhjet vendore të 14 majit.

“Komisioni vlerësoi pozitivisht se zgjedhjet e fundit lokale të 14 majit u mbajtën në mënyrë të qetë dhe transparente ditën e votimit. Sipas gjetjeve dhe konkluzioneve paraprake të Misionit të Zgjeruar të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR-it, zgjedhjet vendore ishin të mirëadministruara, konkurruese dhe të mbajtura me pjesëmarrjen e forcave kryesore politike të vendit. Ky është një përmirësim i dukshëm krahasuar me bojkotin e zgjedhjeve vendore 2019.”

Palët inkurajohen për dialog konstruktiv në mënyrë që të adresohen të gjitha rekomandimet e pazgjidhura nga OSBE/ODIHR si dhe nga Komisioni i Venecias.

Sipas këtij raporti progress ka edhe në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Njëfarë progresi është bërë edhe në luftën kundër krimit të organizuar dhe luftën kundër korrupsionit . Struktura e Specializuar për Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka marrë disa vendime të rëndësishme që prekin edhe zyrtarë të nivelit të lartë, përfshirë një ish-Prokuror të Përgjithshëm. Ne presim progres të vazhdueshëm, sa i përket dënimeve për rastet e korrupsionit, veçanërisht në nivele të larta, dhe në rastet e krimit të organizuar.“

Sigurimi i lirisë së medias, fuqizimi i shoqërisë civile, garantimi i të drejtave themelore dhe të drejtave të pakicave, përfshirë komunitetin LGBTI+ janë ndër sfidat e përmendura në raport.

anetaresim PE Santos
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.