Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Parlamenti i Bullgarisë shkarkon Kryetarin, ja për çfarë akuzohet

18:59 / June 16, 20222 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Capture 216
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Të enjten parlamenti i Bullgarisë rrëzoi kryetarin Nikola Minçev në një goditje të re ndaj qeverisë së koalicionit të kryeministrit Kiril Petkov, i cili përballet me një votë mosbesimi javën e ardhshme.

Mocioni i paraqitur nga ish-partneri i koalicionit qeverisës “Ka një popull të tillë”, me mbështetjen e GERB-it në pushtet, “Lëvizjes për të Drejta dhe Liri” (MRF) dhe “Vazrazhdane”.

Ata pretendojnë se Minçev ka shkelur Kushtetutën dhe rregulloren e Kuvendit dhe po pengon punën normale legjislative dhe kontrollin parlamentar mbi punën e qeverisë.

Mocioni i zëvendësimit mori 125 vota pro, 113 kundër dhe një abstenim.

Në përputhje me rregulloren e punës së Parlamentit, në vend të Minçevit do të jetë zëvendëskryetari i Kuvendit Kombëtar, Miroslav Ivanov. Kryesuesi i ri i Kuvendit Kombëtar duhet të zgjidhet brenda 14 ditëve nga shkarkimi i Minçevit nga detyra.

Analistët thonë se rrëzimi i Minçevit tregoi ekuilibrat e rinj në parlament dhe sinjalizoi se qeveria e Petkov mund të bjerë në një votë mosbesimi javën e ardhshme. Kjo do ta dërgonte vendin ballkanik në një raund të ri trazirash politike.

Petkov, i cili erdhi në detyrë në dhjetor pas një krize të zgjatur politike me zotimet për të luftuar korrupsionin e nivelit të lartë në vendin më të varfër të Bashkimit Evropian, shprehu shpresën se mund të gjente ende shtatë deputetë të nevojshëm për të rivendosur shumicën.

Një rrëzim eventual i qeverisë ka të ngjarë të çojë në zgjedhje të reja në vjeshtë, në mes të luftës në Ukrainë dhe rritjes së inflacionit, që ka arritur në nivelin më të lartë të 24 viteve të fundit./ Rel

Bullgari Kryetari i kuvendit shkarkim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Duhet të dorëhiqet Berisha? Këshilla nga Topalli: Të mos marri vendime të nxituara në kohë mërzie

18:25 / May 16, 2025

Tedi Blushi tregon nëse mandatin ja kalon Metës

17:55 / May 16, 2025

”Media vari k*rin”, Flamur Noka sulmon sërish gazetarët: Pronarët ju detyruan të votoni PS-në

17:39 / May 16, 2025

Mbahet protesta e PD, thirrja nga simpatizantët: Qeveri e krimit

17:26 / May 16, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.