Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Parlamenti i Ukrainës miraton ligjin e ri për mobilizimin ushtarak! Rregullore e ashpër për burrat, ja çfarë parashikohet

08:40 / April 12, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 1169
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një reformë e mobilizimit ushtarak do të duhet të forcojë ushtrinë ukrainase. Me një ligj të ri qeveria do të rekrutojë më shumë ushtarë, si vullnetarë dalin shumë pak vetë.

Për të forcuar ushtrinë e vendit që vuan nga humbjet e mëdha në luftë kundër trupave pushtuese ruse, parlamenti ukrainas miratoi një reformë të ligjit të mobilizimit ushtarak. Pas konsultimeve disamujore, projektligji i kontestuar u pranua. Ndryshimi i ligjit i mundëson qeverisë në Kiev të thërrasë më shumë ushtarë. Pasi ushtria në front që ndodhet në defensivë nuk vuan vetëm nga mungesa e armëve dhe municionit, por edhe e ushtarëve. Deputeti ukrainas, Oleksander Fedienko tha se miratimi i ligjit është “mesazh për partnerët, se jemi të gatshëm të rifitojmë territorin tonë dhe se kemi nevojë për armë.”

Rregullore më të ashpra për burrat në moshë rekrutimi

Kryesisht janë ashpërsuar në ligjin e ri rregullat për regjistrimin e meshkujve në moshë rekrutimi. Me hyrjen në fuqi të ligjit meshkujt nga mosha 18 deri në 69 vjeç, janë të detyruar të mbajnë me vete dokumentin që konfirmon moshën për në ushtri për sa kohë që është në fuqi ligji i luftës. Brenda dy muajsh burrat duhet të aktualizojnë të dhënat personale, ndryshe penalizohen. Dokumente të reja ukrainase jashtë vendit do të jepen vetëm nëse ekzistojnë edhe dokumentet ushtarake. Por ato mund të sigurohen vetëm pas kthimit në Ukrainë.

Krahas gjobave për injorim të thirrjes në ushtri, në të ardhmen me disa raste përjashtuese burrat në moshë ushtrie rrezikojnë edhe marrjen e patentës. Bllokimi i xhirollogarive për këtë rast u hodh poshtë. Në ligjin e ri nuk është më e drejta e ushtarëve të pezullojnë shërbimin ushtarak pas tre vjetësh. Se sa i kontesuar ishte ky ligj, e tregon fakti që pas debatit të parë në parlament u dorëzuan më shumë se 4.000 kërkesa për ndryshime./DW

parlamenti Ukrainë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndryshimet, ndërtimet pa leje, 60 ditë afat për vetëdeklarim ose kalojnë në konfiskim

09:55 / October 8, 2026

Izraeli mbyll konsullatën britanike në Jerusalem, 11 të arrestuar në protestat pro-palestineze

09:00 / October 8, 2026

Protesta kundër ‘Territoriales’, forca të shumta policie në terren

08:57 / October 8, 2026

‘Territorialja’ sot në Kuvend, PD paralajmëron protesta brenda e jashtë sallës

08:43 / October 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.