Ka nisur në kushte të jashtëzakonshme seanca parlamentare, teksa deputetët shihen me maska dhe doreza dhe me distancën ndaj njëri-tjetrit. Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi bëri të ditur ndryshimet në rregullore për të cilat deputeti i opozitës Myslim Murrizi është shprehur kundër, pasi koha e fjalës nuk duhet ndarë mes të gjithë deputetëve por mes atyre të pozitës dhe opozitës.
“Ka deputë të LSI e PD këtu që votojnë për Taulantin dhe nuk na cakton ti kush është opozita. Është shkelur rregullorja e Kuvendit dhe procedurat kur zhvillohet normalisht kjo seancë. Nëse do të vazhdohet më këtë kohë ky Parlament kthehet me modelin e Haxhi Lleshit ku vijnë vetëm për të duartrokitur e noterizuar se cfarë thot kapoja i pushtetit të radhës”, tha Murrizi.
Por Ruçi është përgjigjur se kjo rregullore është diskutuar prej kohësh. Ai tha se kjo rregullore është vetëm për këtë kohë dhe jo atë që “po luftojmë të vijë”.
