Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Parlamenti votoi ligjin e ri për nxitjen e punësimit, Hysi: Ja kategoritë që përfitojnë punësim me prioritet

18:44 / March 14, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
cf8474dd 2636 4786 9a3b e43ee11c73d0
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ditën e djeshme Kuvendi i Shqipërisë ka votuar ligjin e ri të nxitjes së punësimit, që synon të krijojë shanse të barabarta punësimi për qytetarët, përmes programeve të integruara të aftësimit dhe punësimit të punëkërkuesve. E ftuar në studion e ERTV-së, nënkryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Vasilika Hysi, sqaroi objektivat që do të përmbushen përmes këtij ligji si dhe kategoritë që do të mbështeten me prioritet për t’u punësuar.

“Ne kemi patur një ligj të nxitjes së punësimit që në vitin 1995, por ky ligj nuk i qëndronte aktualitetit dhe për më shumë nuk është zbatuar. Ligji i ri ka katër objektiva. E para t’i krijojë mundësi dhe shanse të barabartë për punësim qytetarëve shqiptarë. E dyta të ofrojë shërbime të punësimit, pra trajnime, këshillim, aftësim, për punësim. E treta, rrit përgjegjësinë e institucioneve publike të cilat nuk kanë më detyrë thjesht të deklarojnë vendet e lira të punës, por të ofrojnë edhe të gjithë formimin profesional të punëkërkuesve dhe e katërta është zgjerimi i rrethit të kategorive që përfitojnë nga programi i nxitjes së punësimit”, tha Hysi.

“Kategoritë që përfitojnë janë disa. Të gjithë të rinjtë dhe të rejat në kuadër edhe të paktit për universitetin. E dyta janë të rinjtë nën moshën 29 vjeç pavarësisht pozitës së tyre sociale. Ligji i mëparshëm mundësonte nxitjen e punësimit për personat nën 18 vjeç, por bazuar në nevojat e tregut dhe të të rinjve për t’u aftësuar, mosha është rritur në 29 vjec. E treta, janë të gjithë kryefamiljarët që kanë familjarë me aftësi të kufizuar. Më pas, kategoria e personave mbi 55 vjeç. Ka pasur një problem të madh. Personat që janë mbi 55 vjeç e lart, burra ose gra, pavarësisht se mund të jenë të kualifikuar dhe kanë përvojë, nuk i punësonte as privati dhe as publiku. Kjo kategori përfiton me ligjin e ri. Romët, egjiptianët, viktimat e trafikimit, viktimat e dhunës gjithashtu, si dhe për herë të parë invalidët e punës, të cilët janë të aftë për punë të lehta”, shtoi Hysi.

Sipas saj, janë 29 mijë invalidë të punës që rezultojnë se janë të aftë për punë të lehta, që deri sot ishin lënë rrugës. Me këtë ligj të miratuar përfitojnë punësim dhe janë me përparësi këta persona. Për herë të parë përfshihen si përfitues edhe personat që nuk dëgjojnë. Të gjitha institucionet publike dhe ato private detyrohen me këtë ligj që 1 në 25 persona të të punësuarve të tyre, ta kenë nga kategoria e personave me aftësi të kufizuar.

Kush nuk mund ta bëjë këtë, është i detyruar që të derdhë çdo muaj, 100 përqind të pagës minimale në Fondin Social, fond i dedikuar për nevojat e personave me aftësi të kufizuar. Për ndërmarrjet me më shumë se 25 persona, 1 në 50 punonjës duhet të punësohet një individ me aftësi të kufizuara.

deputete hysi parlamenti Shqiperi tirananews vasilika
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shndërrimi ekonomik i Shqipërisë, Ekonomi: Të ardhurat për frymë të shqiptarëve drejt 15 mijë eurove

11:25 / February 7, 2026

Rritja e pagave për ushtarakët, Vengu: Synojmë nivelin e NATO-s

10:18 / February 6, 2026

Tirana pret Forumin Ekonomik të Korridorit VIII

12:06 / February 5, 2026

Dëgjesa me fermerët/ Balluku dhe Salla në Fier: Lidhja me fermerët e qarkut është më shumë se bashkëpunim

10:50 / February 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.