Orët e para të ditës dominohen nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare në të gjithë territorin, por më të dukshme paraqiten në ekstremin jugor.
Pasditja sjell zhvillim të vranësirave në pjesën më të madhe të territorit, duke gjeneruar shira të pakët të izoluar. Orët e natës rikthejnë sërish kthjellimet në të gjithë Shqipërinë.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 6 në 24 gradë Celcius.
